Policia ka publikuar ditën e sotme detaje nga viktima e gjetur ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga gjetja e trupit, sërish nuk është bërë i mundur identifikimi. Sipas policisë, viktima dyshohet të jetë rreht 60 vjeç , me gjatësi 178 cm, dhe ka patur të veshur një xhup të zi, atlete të bardha dhe një kapelë të zezë. Ndërkohë kjo është dhe kapela që burri i pajetë kishte veshur.

Një tjetër e dhënë që mund të ndihmojë në identifikimi ne trupit të pajetë, është dhe fakti që ai kishte në dorë të vendosur një byzylyk me material lëkure dhe me pjesë metalike, me mbishkrimin “LV”.