Më poshtë do të shihni pamje të rënda të cilat tregojnë se si ka përfunduar automjeti me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë që orët e para të mëngjesit të sotëm kanë patur një aksident tragjik, ku dy prej tyre humbën jetën
Siç duket nga pamjet, makina është përplasur me bordurën metalike anësore dhe ka pësuar dëmtime të mëdha.
Makina është çarë dhe një pjesë e bordurës është futur brenda saj. Megjithëse airbag-et janë hapur, asgjë nuk ka mundur t’i mbrojë tre të rinjtë.
Nga aksidenti humbi jetën 26-vjeçar Silva Gjergji dhe shoqja e saj ende e paidentifikuar, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Arbër Tivari, 26 vjeç.