Policia e Beratit ka dhënë detaje të reja në lidhje me mbetjet kockore të gjetura pasditen e sotme në Berat.
Sipas uniformave blu, kafka e gjetur pranë varrezave të qytetit, do të dërgohen për ekzaminim në institutin e policisë shkencore, ndërsa paraprakisht dyshohet se i përkasin një gruaje.
Policia thekson se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.
Njoftimi i policisë:
Në varrezat e qytetit, punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit anës rrugës hyrëse për në varreza, kanë gjetur një qese plastmasi transparente, të vjetër, brenda së cilës gjendeshin mbetje kockore humane.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.