Shtetasja ruse Svetlana Timofeeva që prej një muaji ka dalë nga spitali i burgut, ndodhet në burgun e grave ne IEVP Ali Demi (325). Timofeeva, e cila u arrestua nën akuzën se është spiune ruse, qëndron e vetme në dhomë të veçantë izolimi dhe me siguri të veçantë. Që prej ditës që ndodhet në qelinë e burgut Timofeeva ka pasur dy takime me përfaqësues të ambasadës ruse dhe ka pasur të drejtë të bëjë 4 komunikime me skype. Sipas Balkan web, shtetasja ruse kupton dhe shprehet edhe në gjuhën shqipe.

Timofeyeva, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri. Ata tentuan të futeshin në Uzinën e Gramshit por u ndaluan nga ushtarët shqiptarë. Ishte Zorin ai që bëri tentativën të futej, ndërsa Timofeyeva dhe ukrainasi qëndronin në një makinë sportive. Pasi 24-vjeçari u ndalua nga shqiptarët, i sulmoi ata me një spraj lotsjellës. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për spiunazh. Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi që i ka dërguar në Shqipëri për të fogorafuar uzinat. Hetimet vijojnë.