Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në përfundimit të Samitit BE-Ballkani perëndimor, se Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë bërë progres.

I pyetur nga gazetarët se kur mund të anëtarësohet Shqipëria në BE, Michel tha se jemi në rrugën e duhur, pasi tashmë janë zhbllokuar të gjitha bllokimet që ishin vendosur me pa të drejtë.

“Para disa muajsh ishim në Bruksel, ju e mbani mend konferencën e shtypit të Ramës, në Bruksel pati një reagim falë mbledhjes së Brukselit me vullnetin e plotë nga të dyja anët për të zhbllokuar atë që ishte bllokuar. Lista e krijuar nuk ishte një listë qëllimesh por listë projektesh, që janë fryt i shkëmbimit që kemi pasur me Ramën para fillimit të luftës, i cili më tha nuk duhet pritur fundi, por vendet tona të kuptojnë përfitimet ende pa mbaruar procesi.”, tha Michel.