Prej kohësh tashmë socialistët kanë si “kryefjalë” të tyren legalizimin e hashashit për përdorim mjekësor.

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik draftin e parë për legalizimin e kanabisit.

Për monitorimin e këtij procesi do të krijohet Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit.

Pranë Agjencisë ngrihet Komisioni i Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura për marrjen e licencës sipas përcaktimeve të këtij ligji. Anëtarët e Komisionit zgjidhen për një periudhë 4-vjeçare me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Drafti i detyron aplikantët të bëjnë vetëdeklarim për punësimin për të paktën 15 persona, dy prej të cilave të jenë punonjës të kualifikuar në fushën e farmacisë dhe agroinxhinierisë me përvojë pune jo më pak se tre vjet në fushën përkatëse.

Kultivuesi i bimës së kanabisit, jo më vonë se 15 ditë para ditës së fillimit të vjeljes së bimës së kanabisit, është i detyruar të njoftojë Agjencinë. Agjencia njofton ministritë përgjegjëse sipas qëllimit të kultivimit të bimës së kanabisit. Më pas bëhet matja e peshës dhe numërimi i fidanëve, në përputhje me ato fillestare të shënuara në licencë.

Pjesë nga drafti i Ministrisë së Brendshme

DRAFTI