Gjigandi i sondazheve IPSOS në bashkëpunim me Top Channel ka publikuar sonte në emisionin OPEN sondazhin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Referuar gjetjeve të sondazhit për qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e PS pritet të marrë mesatarisht 48.9% të votave, kufiri maksimal është 52.8% të votave dhe kufiri minimal 45% të votave.

Sipas sondazhit, në Tiranë PD merr 42.6% të votave.

 Rezultat zhgënjyes ka LSI me 2.3% që ndiqet më pas nga PSD, Vetëvendosje, Thurje, Lëvizja për Ndryshim.

Sondazhi i IPSOS-Top Channel për Tiranën është bërë nga data 15 deri ne 19 prill me 1029 të anketuar mbi 18 vjeç.

Ky është sondazhi më i rëndësishëm dhe përfundimtar që i jep përgjigje pyetjes se për cilën parti do të votojnë Shqiptarët në 25 prill.

Sondazhi publikohet sonte për të respektuar detyrimin ligjor që sipas Nenit 78, pika 3 e Kodit Zgjedhor sanksionon se: “rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit”./Gazeta SHQIP