Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës.

Ky është vendimi i qeverisë i cili mban datën 23 qershor dhe pse zyrtarisht nuk është njoftuar zhvillimi i një mbledhje qeverie.

Por pse u mor ky vendim dhe a është kërcënuar Soreca?

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se ka qenë kërkesa e delegacionit të BE, diçka e tillë, ndërsa nuk pranoi të thonte nëse është kërcënuar apo jo.

“Faktet janë krejt ndryshe nga sa ka qenë perceptimi. Ka qenë kërkesë nga siguria e Sorecës dhe morëm këtë vendim. Mund të pyesni se përse ka pasur nevojë për shtesë në sigurinë e tij”, deklaroi Çuçi./Gazeta SHQIP