Burime nga prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se ka dyshime të forta se Nuredin Dumani është nxjerrë në pritë nga njerëz të afërt të tij.

Po ashtu forcohet pista se personi i cili ka kryer atentatin ndaj tij nuk ka qenë Talo Çela siç është përmendur.

Prokurori dhe Gjykatësi i Elbasanit pritet të vijnë në spitalin e Traumës në Tiranë për ti komunikuar masën Nuredin Dumanit, ndërkohë mësohet se ai sot do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi një plumb i ka mbetur në shtyllën kurrizore.

Ai ka pasur edhe një tjetër goditje por që e ka kapur shkarazi duke i gërvishtur vetem pjesën e lëkurës.

I shumëkërkuari Nuredin Dumani, i akuzuar për disa vrasje, u arrestua mbrëmjen e të martës nga forcat RENEA dhe policia e Fierit.

Operacioni për kapjen e tij nisi pas një atentati të dështuar pasditen e se martes pranë fshatit Papër, në vendin e quajtur “Ura e Zezë” e cila të lidh me qytetin e Cërrikut./ORA NEWS