Christiane Hohmann është emëruar kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, duke zëvendësuar në këtë detyrë Luigi Soreca-n.

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njoftoi emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të Bashkimit Evropian, mes të cilëve është emëruar edhe Hohmann në Shqipëri.

Ajo është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë.