Kryebashkiaku foli dhe për raportin e tij me kryeministrin Edi Rama. Veliaj e cilësoi një raport fantastik, duke shtuar se “kush na ka inot, kështu na paftë përnot”.

“Unë kam 20 vjet që flas e shkëmbej batuta me Edin, në këtë punë, jashtë kësaj pune, kur kemi qenë në vitet e vështira të opozitës. Batutat në fakt filluan që tek sheshi Skënderbej. Batuta mund të bëjnë njerëz që e mbajnë batutën. Ne nuk tregojmë racizëm me njëri tjetrin. Pra asnjëri nuk i thotë tjetrit ti je ezmer natyral, jo po këto… 

Tjetër një parti që e ka fyerjen si një mënyrë për të komunikuar me tjetrin, tjetër gjë dy njerëz sportiv që punojnë fort, po sigurisht edhe dëfrehen fort. Dje kishim sigurisht pjesën solemne te sheshi Skënderbej dhe i them plako, kemi dhe këtë gjënë në Farkë, se e bëmë një çik shumë serioze aty, kështu nisi muhabeti. 

Plus i thashë më duket se ka ngjit kjo kënga, edhe jemi bërë një grup njerëzish. A më na çmendet tha, do shkojmë në katund tha, unë nga katundi vij tha do më çosh në katund prap. Erdhi aty dhe…

Raporti me të është fantastik. Kështu që është ajo që të thashë, “kush na ka inot, kshu na paftë përnot“”, tha Veliaj.