Grida Duma përmes një konference për shtyp, ka njoftuar se ka lënë mandatin e deputetes, ndërsa dilema është se kush do të jetë angazhimi i saj. Lajmeve se ajo mund të bëhet pjesë e botës televizive, nuk i dha asnjë përgjigje, por tha se ashtu siç ka bërë më të mirën në politikë, më të mirën do ta japë kudo që të jetë.
Ajo tha se është e djathtë dhe si e tille shpreson se do dijë të prodhoj aq sa sa mundët, qoftë edhe me ndërgjegjësime.
“Mund të akomodohesha në komiditete personale, por një gjë është e sigurt, që mendoj se duhet të bëjmë më shumë për fitore reale. PD sot dhe gjithmonë është jo vetëm opozita shqiptare por është përcaktuese për fatet e shqiptarëve kudo në Ballkan.
Kemi detyrën që të zgjedhim atë që i shërben vendit, forcave që përcaktojnë fatet e shqiptarëve dhe për këtë vendosa të bëj atë që bëj unë më mirë dhe shërbejë shumë të kontribuoj në të ardhmen.
Do ta le këtë mandat me besimin që sic kam ditur të bëj brenda politikës, do di të bëj më shumë kudo që të jem si figurë politike, me shpresën e zotit.
Jam e djathtë sepse u rrita e tilla pa etiketime. Ky është personaliteti im. Jam e djathtë sepse besoj tek të fortët. Jam e djathtë shpresoj se do ti të prodhoj aq sa mundem, ndoshta dhe thjesht me ndërgjegjësime”, u shpreh Duma.