Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona. 


“Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, njofton MSH.


Gjithashtu është bërë ditur se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.


Ndërkohë në deklaratën e përditshme për shtyp Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shtuar 117 raste të reja me Covid-19.