Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se një 83-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga pallati dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes