Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.


Një 35-vjeçar është goditur me thikë e si pasojë ka gjetur vdekjen.


Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën pranë varrezave të qytetit.


I riu është dërguar menjëherë në spital, por nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra.


Ende nuk janë të qarta arsyet e konfliktit që çoi në vdekjen e një personi.


Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të situatës.