Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës.
Një person i pajetë është gjetur brenda kamioninçinës së tij.
Sipas policisë, personi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është i moshës 57-vjeçare.
Nga raportimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me mjete të forta.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Polican-Suhë. 57-vjeçari e përshkonte këtë rrugë për transport drush dhe mallrash të tjera.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur situatën.