Një 20-vjeçar nga Shkodra është mbytur në plazhin e Velipojës. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se i riu ka dalë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, duke i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht 20-vjeçari nuk ka arritur që të shpëtojë.
Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.