Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në një lokal në afërsi të portit të Shëngjinit. Mësohet se personi i vrarë është biznesmeni Ardian Nikulaj.
Burime për Top Channel thanë se viktima është eksponent i rëndësishëm për qytetin e Lezhës.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.