Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në Shijak. Burime nga policia bëjnë me dije se dy automjete sportive janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë ka humbur jetën 40-vjeçari me iniciale A. M., nga Fieri.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti tragjik, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe manovrat e rrezikshme gjatë garës.
“Durrës/Informacion paraprak- Në fshatin Pjesës, Shijak, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Ndër të tjera policia njofton se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.