Një person është gjetur i pajetë në Tiranë pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Prezë, në kryqëzimin me Rrugën e Rinasit.
Personi në fjalë, ende i pa identifikuar, është konstatuar i shtrirë në anë të rrugës pa shenja jete.
Sipas raportimeve paraprake thuhet se 70-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku vijon punen per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes