Plagoset me thikë Kryetari i Bashkisë Divjake, Fredi Kokoneshi.
Paraprakisht mësohet nga Top News se Kokoneshi është plagosur me thikë pas një debate të çastit me shtetasin Ergest Xhelili.
Megjithatë ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, teksa protet njoftimi i autoriteteve.
Nga ana tjetër, Kokoneshi është transportuar në spital dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.