
Një person është qëlluar me armë pasditen e sotme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Pasi kanë qëlluar një herë drejt objektivit të tyre, autorët janë larguar në këmbë në drejtim të paditur.
I riu drejt të cilit u qëllua ishte brenda automjetit të tij Mercedes Benz ML me targën AA 999 BO.
Gazeta Shqip mëson se në momentin që u qëllua në makinë bashkë me të ishte dhe një grua shtatzënë, por nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje duke rrethuar zonën dhe për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
