Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter, rreth 20 km nga Tirana.
Pas tërmetit 4.7 righter të orës 22:35, përgjatë gjithë natës ka patur edhe 8 pasgoditje por kanë qenë me intensitet më të ulët.
Nga informacionet e para, janë raportuar disa dëmtime nëpër disa fshatra të Klosit dhe në Bulqizë. Nga raportimet e grupeve në terren, janë konstatuar të dëmtuara 8 shtëpi në Njësinë Xibër, 2 shtëpi në njësinë Gurrë dhe 12 shtëpi në Bashkinë Klos dhe në disa fshatra të tjerë.