Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me thika në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli”. 

Dy personat janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë: 

DURRËS

Konflikt me thika në Durrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërkohë që ende nuk ka informacion mbi identitetin e personave të përfshirë dhe shkaqet e konfliktit.

Konflikti ka ndodhur në afërsi të shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli”.