Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se deri më tani dyshohet se ka një viktimë.

Të shtënat janë dëgjuar në lagjen “Skënderbeg”, në vendin e njohur si “Varrezat Katolike”. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Autori, ende i paidentidikuar, është futur në pallat, ka hyrë në shtëpinë e Vuksanit dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima ishte i vetëm në banesë në momentin e ekzekutimit, ndërsa autori është arratisur në drejtim të paditur.

Viktima prej një muaji ishte kthyer nga Anglia dhe ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.