SPAK kërkon burg përjetë për Aurel Hoxhallarin, i akuzuar për vrasjen e Dejvi Kasmit.

SPAK ka paraqitur dje konkluzionet përfundimtare teksa kërkon shpalljen fajtor për 6 vepra penale. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që Hoxhallari të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Altin Hoxhallari ishte porositësi i vrasjes së Kasmit, i ekzekutuar ë datën 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Hoxhallari, është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.

Pikërisht në datën 1 shkurt 2015, thuajse para 3 vjetësh, Gjykata e Krimeve të Rënda liroi dy autorët e dyshuar si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 janar në Rrugën e Kavajës. Amarildo dhe Aurel Hoxhallari kanë deklaruar se policia duhet të mbajë përgjegjësi për të gjetur autorët e vërtetë të krimit.

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në datën 19.01.2023, konkluzionet përfundimtare të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, duke kërkuar ndërmjet të tjerave:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të Vrasja me paramendim për interes”,  kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturar kriminal, në dëm të viktimës Dejvi Kasmi, dhe në bazë të neneve 78/2, 28/4 dhe 334/3 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe bazuar në nenet 278/6, 334/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dënimin e tij me 15 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të nenit 283/2 dhe 334/1 e 28/4 të Kodit Penal, dënimin e tij me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284/2, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 15 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm.

Vujatja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së lartë dhe të fillojë nga dita e ndalimit të tij.

SqarimKonkluzionet përfundimtare janë pjesë e ushtrimit  ndjekjes penaleGjithkush prezumohet ipafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim  formës së prerë