Dy vajza kanë humbur jetën si pasojë aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan.


Aksidenti  i rëndë ndodhi disa minuta më parë, në dalje të tunelit të Krrabës, ku mjeti tip “Benz”,  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip “Volkswagen” ku ishin 4 vajza.


Për pasojë, dy prej vajzave si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital, ndërsa dy të tjerat ndodhen në gjendje të rëndë.


Pas aksidentit, vajzat mbetën të bllokuar anë automjet, ndërsa u deshën disa minuta për forcat zjarrfikëse për nxjerrjen e tyre dhe dërgimin drejt spitalit.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.


Njoftimi i policisë:


Elbasan/ Informacion paraprak


Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”,  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip “Volksëagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.


Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore,   ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.