Numri i të infektuarve me covid-19 ka shënuar sërish rënie në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1983 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë. Shifra e të infektuarve sot është sa gjysma e atyre që u raportuan dje, ku ishin 238 raste të reja.

Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të infeksioneve, e ndjekur nga Fieri.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.”, njofton ministria.

Edhe numri i vdekjeve ka regjistruar rënie. Ministria raporton se kanë humbur jetën 4 persona, nga 7 viktima që u regjistruan dje.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19./Gazeta SHQIP