Është gjetur në malin e Dajtit një trup i pajetë. Po ashtu pranë këtij trupi është gjetur edhe një xhup me njolla të mëdha gjaku.
Paraprakisht dyshohet se trupi i pajetë i përket biznesmenit të zhdukur Rruzhdi Hoxha. Ai i ishte zhdukur prej dy javësh dhe se alarmin e ka dhënë fillmisht familja që ka raportuar në polici.
Ndërsa pritet që policia të japë më tepër informacion në lidhje me faktin nëse trupi i gjetur është i biznesmenit apo, pasi pranë viktimës është gjetur një xhup me njolla gjaku, që mendohet se është i 43-vjecarit Hoxha.
Ai ishte pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës. Ai është gjetur në një humnerë në Dajt. Fillimisht është gjetur një xhup me njolla gjaku dhe nisur nga kjo provë ka vijuar kontrolli nga policia dhe është arritur tek trupi i viktimës.
Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga vëllai në komisariatin numër 5 më 24 tetor. Hoxha kishte qenë duke pirë kafe diku pranë autostradës Tiranë-Durrës pasi është telefonuar nga miku i tij Ferdinand Rrushi dhe kanë lëvizur me makinën e tij në drejtim të Zall Herrit.
Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, teksa po mbahet për llogari të drejtësisë italiane e cila kërkon për çështje droge. Rrushi ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin.
“Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në ëeb-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021
Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.
Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi dje policia.