Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy rusët dhe shtetasin ukrainas, të cilët u arrestuan pasi sulmuan ushtarakët në uzinën e Armëve në Gramsh.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për lënien në burg të Mikhail Zorin, lindur në Moskë e banues në Çeki, aktualisht student për kime në Pragë, Fedit Alpatov lindur dhe banues në Kiev dhe Svetlana Timofeeva me dy adresa banimi, njëra në Moskë dhe tjetra në Tbilisi.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu tha në nisje të seancës gjyqësore se janë katër akuza të ngritura nga Prokuroria ndaj tyre: “dhënia e informatave sekrete”, “sigurimi i informatave”, “goditje për shkak të detyrës”, “stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme”.

Ndërkohë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për masë më të butë për tre të huajt. Ata kanë kërkuar masën detyrim paraqitjeje.