Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij. Vendimi nënkupton se në “listën e zezë” përfshihen edhe dy fëmijët e tij, Argita e Shkëlzeni, si familjarët e tjerë.

Sekratari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë lajmin se ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shpallur i papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Berisha akuzohet si i korruptuar dhe si një person që po minon demokracinë në Shqipëri.

“Aktet e korrupsionit nga ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri.

Unë jam duke deklaruar publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhet në postimin e Sekretarit te Shtetit.

Vendimi i SHBA i jep një goditje të fortë familjes së ish-kryeministrit, i cili akuzohet edhe si një nga kundërshtarët e fortë të reformës në drejtësi, e cila u ndoq me përparësi nga vetë SHBA./Gazeta SHQIP