Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Fierit gjatë orëve të mesditës së kësaj të premteje.

Mësohet se mbiemri i personit të plagosur është Muça.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare në qytet, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e saj.

Mësohet se ai është dërguar në spitalin e Fierit ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.