Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shkarkohet dhe ndiqet penalisht polici që shtyu gazetaren drejt greminës, ministri i kërkon ndjesë Anila Hoxhës

Shkarkohet dhe ndiqet penalisht polici që shtyu gazetaren drejt

TIRANË - Efektivi i policisë që shtyu dje drejt greminës gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, pas shkarkimit nga detyra, do të ndiqet edhe penalisht.

Përmes një reagimi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i kërkon ndjesë gazetares për incidentin, ndërsa garanton se nuk do të tolerohet asnjë sjellje abuzive në radhët e efektivëve.

“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra.

Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj, efektivi do të ndiqet penalisht.

I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë.

I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, shkruan ministri i brendshëm.

Incidenti i turpshëm ndodhi të shtunën pasdite në Qafë Mollë, kur gazetarët po ndiqnin nga afër operacionin për nxjerrjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vrarë./Gazeta SHQIP

Shkarkohet dhe ndiqet penalisht polici që shtyu gazetaren drejtShkarkohet dhe ndiqet penalisht polici që shtyu gazetaren drejt

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore