Analisti Frrok Çupi ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në “Breaking” me moderatoren Elisa Gjerani, ku foli në lidhje me zhvillimet e fundit të ndodhura në PD dhe situatën politike në vend.
Analisti e komentoi situatën aktuale të PD, si periudhën më të vështirë që ka kaluar ndonjëherë.
“PD është financuar nga faktori rus dhe kjo është e dokumentuar. Është në gjendjen e saj më të vështirë. PD nuk ka as program, as filozofi”, u shpreh Çupi.
Në lidhje me largimet e deputetëve nga Partia Demokratike, analisti Çupi u shpreh se është diçka e pritshme, sepse Sali Berisha është një zot shtëpie i cili po djeg shtëpinë e tij dhe se fëmijët tashmë nuk mund të qëndrojnë si skllevër.
“Fëmijët nuk do të jenë skllevër të shtëpisë, ku i zoti i shpisë po e djeg shtëpinë”, tha analisti.