Gjatë emisionit të sotëm në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu, i ftuari eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço foli edhe në lidhje me largimin nga detyra të kreut të SHISH, Helidon Bendo.
Karamuço tha se largimi i tij ka lënë shumë pikëpyëtje, sepse ai kishte kohë që “defakto” nuk ishte në drejtim të institucionit, pasindodhej me studime.
Eksperti tha se ky rast është i veçantë ndërsa largimin e tij, e cilësoi i “braktisje”.
“Bendo nuk është shkarkuar, por është vetëshkarkuar. Ka braktisur punën sepse është larguar të shkollohet. Kjo gjë nuk kishte ndodhur më përpara. Largimi i tij ka sjellë shumë pikëpyetje. “De fakto” ka qenë i shkarkuar.
Nuk pres ndonjë gjë, sepse ai u largua nga posti në momentin ku vendi pësoi një krizë”, tha Karamuço.