Debate në seancën e sotme parlamentar jo vetëm opozitë-maxhorancë, por edhe brenda deputetëve të PD-së.
Deputeti i PD-së Flamur Noka ka kërkuar vendimin dhe arsyen se përse është jashtë grupit parlamentar të PD-së. Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla po jepte një sqarim, deputetët e PD nuk kanë qenë të kënaqur me këtë gjë dhe kanë ngritur zërin nga vendi, duke hedhur akuza dhe në drejtim të Alibeajt. Ky i fundit më pas iu është kthyer, duke quajtur ‘legen’ Flamur Nokën dhe ‘matuf’ Tritan Shehun.
Noka i ka kërkuar Gazment Bardhit t’i thotë të pushojë.
Noka: Kushtetua, ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet. Emri im shkruhet jashtë grupeve parlamentare. Ju vazhdoni të thoni se kush është kreu i kësaj force, i kërkova KQZ me thirrje, më dërguan një listë, emri im është me Berishën, Vokshin, Spahon në listën e PD. Zonjë më nxirr dokumentin ku unë kërkova të jem jashtë grupeve parlamentare, apo unë të iki nga PD. Më nxirr një vendim që na ka shpallur armik, ndryshe që nga nesër do të bëj gati një padi në GJykatën Kushtetuese për shkelje të ligjit dhe rregullores, për sjelljen në Kuvend.
Nikolla: Çështje e funksionimit të grupit parlamentar sipas rregullores. Lidhet me vendimmarrjen e grupit parlamentar.
Alibeaj: Mos ma ngri dorën ashtu… Ti je legen, je kokrra e legenit. Të vij atje e ta tregoj kush është falsifikatori. More vesh apo jo. Ta tregoj unë.