Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me financimet dhe pagesat e dyshimta të Monika Kryemadhit nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.
Balla: Rreth 5 vite më parë kam dalë në mënyrë të rregullt para jush për një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, edhe shqipëria ka qenë vulnerabël dhe ka qenë target i financimeve nga kompani guackë, offshore të cilat financonin parti politike apo le të themi politikanë të caktuar, ajo që ka vijuar Top Channel, e djeshmja është një panoramë e plotë është skema e mirëfilltë e përdorur nga Kremlini që përmes oligarkëve, biznesmenëve të fondeve nga bordorotë e Putinit të kenë financuar politikanë të caktuar në Evropë, një rast është zbuluar në Itali, Austri edhe në rajone të vendit tonë apo vende të ish bllokut komunist. Lidhja me politikanë për të dëmtuar demokracinë dhe një front pro rus në këto vende. Tek dokumentet e publikuara në Top Channel, unë mendoj vetë, që në orën 8 të mëngjesit duhej të kishte dalë dhe t’i sqaronte këto çështje. Si ka mundësi që gjendesh në dokumente, kur je përfitues dividenti je aksioner, me kë aty dalin emrat dhe media juaj ka thënë është ky, është ky që janë të njohur se i ke nëpër listat e zeza të Amerikës për shkak të sanksioneve prej Ukrainës. Në deklarojmë çdo llogari bankare brenda dhe jashtë vendit. Ju mbani mend që doli Panama Papers se ç’tërmet shkaktoi vetëm të qenit emri i një politikani dhe ata dhanë dorëheqjen. Në këtë rast është edhe shteti, a është prekur siguria kombëtare në këtë rast? Unë mendoj që po.