Kreu i LR, Ilir Meta ka mbajur një fjalim të shkurtër para protestuesve, ku ka bërë thirrje të forta, “për t’i dhënë fund regjimit mafioz”.
Duke përmendur Havzi Nelën, Meta e citoi dhe tha: Liri a vdekje, ti tregojmë vendin pjellës më bastarde”, tha kreu i LR, duke iu referuar Edi Ramës.
Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për sulmin fizik ndaj Berishës. Një i ri e qëlloi atë me grusht, ndërsa sipas Metës, ky ishte një skenar që i shkon për shtat Ramës.
“Ti tregojmë vendin pjellës më bastarde, kemi një kryeministër kriminel, skizofren.
Liri a vdekje për ti treguar vendin këtij regjimi mafioz.
Liri demokraci, Europa jemi ne!”, tha Meta.
Pjese nga fjala:
“Të dashur motra dhe vëllezër, tiranas, shqiptarë kudo ku jeni. Nuk do doja të flisja gjatë, se pata fatin pak javë më parë ta bëjë këtë gjë para jush, por sot besoj se është shumë e qartë; koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për t’i treguar vendit pjellës më bastarde të kësaj tokë që orkestron në ditën e samitit europian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delinkuent dhe tradhtar për zbatuesin e platformës së pastrimit etnik, të përzënies së të rinjve. Prandaj të gjithë me poezinë e Avzi Nelës “Liri a vdekje” për ti treguar vendin këtij regjimi mafioz”, tha Meta.