Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli dje në një tjetër konferencë për shtyp për të folur për të njëjtën çështje, atë të inceneratorëve.
Duke qenë se promovimin e kandidatëve për 6 bashkitë në garën e “6 Marsit” e ka lënë pas dore, lideri i PD vazhdon t’i mëshojë impianteve të përpunimit të mbetjeve.
Në deklaratat e tij publike, Basha ka sulmuar shpesh edhe administratoren e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, Stela Gugallja.
Gjithashtu kryedemokrati nuk ka reshtur së hedhuri akuza se SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit i bëhet presion për të mos hetuar mbi inceneratorët.
Por, i vetmi presion që i ushtrohet SPAK është ai i Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, i cili ka bërë mbi 200 konferenca për shtyp kundër shoqërisë “Albtek Energy” dhe administrators Gugallja.
Ditën e djeshme, Basha shtoi se i ka bërë thirrje sot Prokurorisë së Posaçme që të mos intimidohet por të çojë deri në fund hetimin për inceneratorët, duke i ofruar edhe mbështetjen në emër të Partisë Demokratike, megjithatë presioni i vetëm që i ka shkuar SPAK ka qenë nga vetë ai.
Lëvizja e radhës erdhi nga Jorida Tabaku, e cila takoi sot kreun e SPAK, Arben Kraja. Menjëherë pas kësaj, anëtarët e PS në komision kallzuan në Prokurinë e Posaçme Tabakun për shpërdorim detyre sepse zhvilloi takimin me Krajën pa u mandatuar nga komisioni përkatës.