Transferimi i 2000 dosjeve nga gjykata e Lushnjës në atë të Fierit do shkaktojë kaos, sipas Kreut të Dhomës së Avokatisë në Fier, Ermal Hamataj.

Protestat e avokatëve ranë në vesh të shurdhër thotë Hamataj dhe sot jemi ne situatën që nëse qytetarët ankoheshin se vonesat për një gjykim civil në shkallë të parë shkonin nga 7 muaj deri në një vit , tashmë do të kenë një kohëzgjatje deri në dy vjet.

Kaosi do të përfshijë edhe Prokurorinë e Fierit, është shprehur avokati Ervis Goxhaj i cili e ka argumentuar këtë vlerësim me numri e reduktuar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Si zgjidhje të një te ardhme të afërt avokati Goxhaj ka sugjeruar shkurtimin e afateve të studimit për magjistratët e rinj.