Kryeministri Edi Rama iu rikthye fushatës dy ditë më parë, menjëherë pasi doli nga spitali ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendesitit.
Kryeministri u ndal në Kamzë ku nuk munguan dhe vallet me banorët.
Rama së bashku me një grua që ishte e pranishme në fushatë kërcyen nën ritmet e këngës së fushatës dhe shumë shpejt videoja u bë virale në rrjet. Së fundmi, gruaja e quajtur Sanije Myrto ka folur për mediet.
Gruaja u shpreh se tashmë të gjithë e njohin në zonën e Kamzës, e madje kanë përshëndetje shumë miqësore me të.
“Ndihem shumë mirë, ishte kënaqësi, u argëtuam, u bëmë. Ju po kërkoheni të takoheni me kryeministrin dhe se takoni dot, unë kërceva me të. Është kënaqësi për mua, asnjë gjë të keqe nuk ka. Ma ndjeu shpirti.
Ne po mbillnim pemë faktikisht, ndaluam dhe e pritëm kryeministrin. Janë të pritur, janë të dashur, të gjitha të mirat i kanë, tani kemi shpresë të na rrisin çik pensionet, çik rrogat,” u shpreh ajo.