Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë, i ndodhur pak më parë në Himarë, ku ndërroi jetën jë 40-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Renato Çaushi, i cili ishte duke drejtuar një automjet në pronësi të një agjencie turistike, në fshatin Shën Vasil. Automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë 40 metra poshtë saj, dhe Çaushi ka marrë lëndime të rënda, që i kanë shkatuar menjëherë vdekjen.

Ndërkohë, mësohet se janë plagosur tre turistë italianë, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën nga mjekët.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.