
Këto janë pamjet rrëqethëse nga automjeti që shpërtheu pak më parë në Tiranë.
Gazeta Shqip ka siguruar pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes ku duket i riu i plagosur brenda në automjet dhe makina e shkatërruar pothuajse plotësisht.
Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja në ‘’Vasil Shanto’’ ku dyshohet se është një atentat me lëndë plasëse i telekomanduar.
Dyshohet se lënda plasëse iu vendos automjetit në pjesën e përparme të saj dhe është shkatërruar tashmë.