Zbardhen detaje nga shpërthimi në flakë i makinës së vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani, Ilir Nishani.


Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në qendër të Durrësit dhe ka qenë shumë i fuqishëm, sa ka krijuar panik te qytetarët.


Ndërkohë, në një intervistë të shkurtër nga vendi i ngjarjes për ‘News 24’, Ilir Nishani ka rrëfyer përjetim e tij.


“Dëgjova një zhurmë, pashë flakët nga pas makinës dhe më pas edhe përpara. Zbrita menjëherë, ktheva kokën dhe pashë flakët. Dyshoj se është defekt në impiantin e gazit, asgjë tjetër. Sot në mëngjes kur dola nga garazhi, lashë pas një erë të rëndë gazi”, tha Nishani.