Elena Hysa, ish-partnerja e vrasësit serial Dan Hutra ka rrëfyer momentet e ngjarjes së rëndë si dhe ka folur për raportin që kanë pasur bashkë. Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”  , ajo tha se edhe për borxhin që Hutra i kishte dhënë Marjana Gurakuqit, të dashurës së tij, ishte në dijeni. Ajo e përshkruan si një njeri maniak e të dhunshëm Dan Hutrën.

Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikë sa ka hyrë brenda në faqe

Anila Ahmataj: Të tha ndonjë gjë ndërkohë që të qëlloi?

Elena Hysa: Tha do ju vras të gjithëve dhe ka ikur atë moment

Anila Ahmataj: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?

Anila Ahmataj: Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?

Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy

Anila Ahmataj: çfarë ndodhi, u largua?

Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ik shumë shpejt.

Anila Ahmataj: Mardhënien me motrat e tij si e ke pasur? Me Hasijen? Të ka përkrahur ke biseduar me te?

Elena Hysa: Shumë të mirë, kam fol po

Anila Ahmataj: Hasija ka fol dhe ka treguar se edhe jeni takuar dhe i ke shprehur se doje te pajtoheshe

Anila Ahmataj: Ky pretendon se kësaj Marjanës i kishte dhënë lekë borxh, ose i kishte dhënë një shumë të caktuar parash. Ke dëgjuar ndonjëherë në marrëdhënien tuaj?

Elena Hysa: Po e kam dëgjuar, sa e vërtetë është nuk e di.

Anila Ahmataj: Të thënë nga goja e Danit?

Anila Ahmataj: Po për çfarë ja kishte marrë, po ju si keni reaguar asaj kohe? Pse kjo femër në jetën tënde kur ai ishte me ty?

Anila Ahmataj: Që do të thotë?

Elena Hysa: Do të thotë që s’don t’ja di për askënd

Anila Ahmataj: Po në marrëdhënien seksuale, a të ka dhunuar, ishte i dhunshëm?

Elena Hysa: Edhe më ka qëlluar nga një herë, por janë shumë të dhunshëm si fis….

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, e cila është shtatzënë, si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orësh kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.