Ersida Dyrmishi, nënë e 2 fëmijëve e zhdukur prej 9 ditësh pa lënë gjurmë është gjendur ditën e sotme. 

Bëhet me dije për mediat se 30-vjeçarja rrëfeu për policinë se ishte mbajtur peng në një dhomë hoteli në zonën e ish-kënetës në Durrrës nga një 32-vjeçar nga Lushnja i identifikuar si Marjus Musaku.

Ajo tha se nën kërcënimin e thikës ky person e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë mësohet se i riu që u vu në pranga është dënuar edhe më parë për pengmarrje në vitin 2018. Në moshën 27-vjeçare së bashku me një person që e ka ndihmuar, ai ka marrë peng ish-bashkëshorten me të cilën ka edhe një vajzë.

Ai e rrëmbeu atë në shtëpinë e të atit të saj në Zhamë të Lushnjes dhe ka qenë i moshuari me inicialet F.K, i cili ka bërë denoncimin në polici. Musaku u arrestua më pas në një hotel të Durrësit.

Burime për media bëjnë me dije se ai ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj ish-bashkëshortes me inicialet P.M në atë kohë 26 vjeçe.