Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme në Top Story, marrëdhënien e tij me Ramiz Alinë.
Ai tha se i vetmi komunikim që ka pasur me të ka qenë ndërmjetësimi i një bisede mes tij dhe studentëve, gjë të cilës ia ka arritur.
Berisha tha se Ramiz Alia kishte të vetmin qëllim të dominonte studentët por nuk ia doli.
Marrëdhënia me Ramiz Alinë?
Ai i ka thënë të gjitha vetë ç’është e vërteta, unë me Ramiz Alinë kam komunikuar ditën e protestës së studentëve. Unë kam bërë çfarë të kisha mundësi të krijoja dialog mes studentëve dhe Ramiz Alisë. Ai bëri një gjest të jashtëzakonshëm doli në 12 të natës nga shtëpia e tij për të takuar studentët. Ramiz Alia ishte ky që po them, përpiqej me çdo kusht të dominonte këtë lëvizje, kishte forcën në dorë e qëllimi im ishte që studentët të triumfonin. Ai ishte i gatshëm t’i sulmonte studentët por studentët ishin të gatshëm të largoheshin nga Tirana. Ato momente u kapërcyen shumë mirë e kërkesa ime e vetme ishte të negocionte me studentët./ Top Channel