Çështja e detit ka qenë një nga temat e rëndësishme që është diskutuar në takimin e mbajtur të mërkurën e 21 dhjetorit mes ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe homologut të saj grek Nikos Dendias.
Ministrja Xhaçka në fjalën e saj duke iu drejtuar homologut “i dashur Niko”, tha se të dyja palët janë në komunikime intensive për këtë çështje dhe se aktualisht kanë mbetur ende me vullnetin “për kërkimin e një kompromisi që do bënte të mundur referimin e çështjes tek gjykata ndërkombëtare e drejtësisë”.
“E konsiderojmë Greqinë një mik të çmuar dhe partner të besueshëm në rregën e integrimit Europian. Jemi të një mendje se marrëdhëniet shqiptaro –greke duhet të zhvillohet në rrugën e fqinjësisë së mirë. E lumtur që kemi mirëkuptim për të trajtuar çështjet sado të vështira. Një nga çështjet e trajtuar ishte kufizimi i zonave detare. Të dyja palët kanë vullnet për dërgimin tek gjykata ndërkombëtare”, tha ajo.
Pjesë nga fjala e Xhaçkës
Olta Xhacka: Jemi në komunikime intensive me fqinjët e miqtë tanë grekë që të punojmë për të adresuar të gjithë problemet që ende duhet të zgjidhen e që janë në interes të dy vendeve tona.
Kemi mirëkuptim për të trajtuar e kërkuar zgjidhje për gjithë gamën e cështjeve të trashëguara sado të vështira.
Për kapërcimin e problemeve në nga cështjet ishte ajo e kufizimit të zonave detare si një cështje në interes të dy vendeve.
Të dy palët kanë vullnetin për kërkimin e një kompromisi që do bënte të mundur referimin e çështjes tek gjykata ndërkombëtare e drejtësisë.