I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ ka qenë Pieter Feith, ish-përfaqësues special i BE në Kosovë.
Në fjalën e tij Feith ka komentuar marrëveshjen e panënshkruar të Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiç.
“Jam i sigurt se të dy liderët do të mendojnë me kujdes për koston dhe përfitimet dhe forcimin e kandidaturave të tyre për të qenë pjesë e BE. Duhet parë me kujdes reagimi publik i të dyja palëve, sjelljen e Vuçiç dhe Kurtit.
Ne do duhet ta ndjekim situatën me shumë kujdes se çfarë do të ndodh. Nuk mendoj dhe besoj se ky është fundi i gjithë procesit, kështu që le të mendojmë që edhe qeveria serbe do filloj të mendoj për këtë proces.”- than ë studio Pieter Feith.