TIRANË – SPAK ka kërkuar burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të dy të akuzuar për masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur në 2017.
Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu janë akuzuar nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bare.
Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.
Ndërkohë vijon të jetë në kërkim Laert Haxhiu, i cili ishte pjesë e grupit.